
Chapter 01
1990 → Present · From Komoran to the international stage — a life in movement

Chapter 02
Komoran, Drenas · Traditional roots · Contemporary vision
Komoran, Drenas, Kosovo · 1990
Robert Nuha (NOA), u lind në Komoran (Kosovë), më 1990. Karrierën e filloi me kërcime urbane, hip hop, breake dans, si dhe me valle popullore shqiptare. U diplomua në Koreografi, Bachelor (2016) dhe Master (2019) në Universitetin e Arteve në Tiranë. Profesor i Koreografisë dhe Dansit Bashkëkohorë pranë Kolegjit AAB (2019-2024), Prishtinë. Profesor pranë Akademisë së Arteve në Tiranë (2023-2025), Koreograf i Trupës Artistike Rezidente pranë Qendrës "Artpolis" - Prishtinë (2019-2024). Pjesë e "Albania-Dance Theatre Company" (2014-2020). Profesor i Baletit pranë Shkollës së Muzikës në Gjilan.
Ai ka marrë pjesë në një numër të madh projektesh artistike, me artistë shqiptarë dhe të huaj, duke prezantuar punët e tij në festivale të ndryshme në gjithë Europën dhe më gjërë, përfshirë Gjermani, Itali, Zvicër, Kroaci, Poloni, Letoni, Slloveni, Francë, Israel etj., me shfaqje dansi si "Im the Men!?" (Gjermani), "Stress Biology" (Zvicër), "Hybrid 0 to 100" (Izrael), Mechanical (Israel), Apres la Guerre (France, Belgjike) etj. Ka bashkëpunuar me kompaninë e famshme të dansit bashkëkohorë Compagnie LINGA (Zvicër) me shfaqjen "Betëen".
Robeti është themelues i kompanisë së parë profesionale të danse-teatrit në Kosovë "Noa Dance Theatre Company" (2016), Koordinator i festivalit internacional, i vetmi festival i dansit bashkëkohorë në Kosovë "Albania-Kosovo Dance Meeting". Ai gjithashtu ka luajtur dhe koreografuar në disa produksione filmike si "Bal-Kan" (Al), "Light" (U.S.A dhe Al), "Motër dhe Vëlla" (Al), "Djali dhe Bleta" (Al), "Cirku Fluturues" (rks), "Hana" etj. Bashkë-koreograf në shfaqje si "Lulet e Dimrit" e prezantuar në Mediterranea Young Artists Bienale, "Lets Go" prezantuar në Teatrin kombëtar të Kosovës. Gjithashtu ai ka punuar me disa ansamble popullore në Kosovë, përfshirë edhe Ansamblin Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "Shota" në të cilën ka bashkë-koreografuar "Brezave Amanet" së bashku me koreografin e mirënjohur shqiptar Gjergj Prevazi, Ansamblin Shtetëror Shqiptar në RMV, Vallja e Paqes, Viganet e Sharrit. Ka kërcyer në produksione si Insufficient, "Votë Votë", "Stress Biology", "Inside Drums", "Im the Man", "Zarabanda", "Këngëtarja Tullace", "Electric Human".
Ka koreografuar disa shfaqje të Teatrit si: "Destur-Blasfemi e Ëmbël" (Teatri Kombëtar), "Shumë Zhurmë për Asgjë" (Teatri Hadi Shehu-Gjakovë), "Zgjimi i Pranverës" (Teatri Kombëtar), "Gjuetaret e Artemidës", "Provo edhe njëherë Sem", "Allo Allo", Corelanus, The Best Europian Shoë (Poloni), Club Albania, Fausti, Gënjeshtari, Ferma e Kafshëve, Shtëpia e Zotit etj. Koreograf i projekteve artistike si "Ëhat Men Ëant", "Anlimit", "Feel", "Ups and Doëns", "Ëhite Night", "Totem dhe Tabu", Liberte, Tre1Teti, Megalomani, Franch Cabaret, The Ritual, Equal, Kameleon, Pas Luftës Kush jemi Ne, etj.
Ndër koreografët më aktiv në vend duke dominuar profesionalisht edhe në skena mjaft të njohura Ballkanike, ndryshe një ndër personalitetet më të shquar në fushën e koreografisë moderne dhe kontemporane në vend dhe rajon, me një impakt të jashtëzakonshëm në fushën e koreografisë dhe Teatrit. Pjesëmarrës dhe fitues i shumë çmimeve në festivale të njohura vendore si "Reja" (Al), Albania Dance Meeting, Etno Fest, Prizren Fest etj.
Në mesin e shumë pjesë-marrjeve, konferencave të dansit në botë mund të ceken European Dance Conference në Rumani si dhe ligjerata dhe Master Classat pranë Akademisë së Dansit në Letoni, Master Class në Itali, Gjermani në festivalin Frei Arte etj. Gjithashtu Koreografi Nuha numëron shumë premiera Botërore si shfaqja Mechanical e cila kishte premieren botërore në Jerusalem, Izrael, në festivalin prestigjoz Jerusalem Solo Dance Festival, Shfaqja InOuT premiere në festivalin Laiks Dejot në Riga të Letonisë, Shfaqja Again premierë në Letoni, Shfaqja Apres La Guerre në Paris dhe Bruksel.
Së fundmi (2024-2025) ka realizuar premierën bashkëkohore të llojit Dans Teater, "Pas Luftës Kush jemi Ne", premiere në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, kjo shfaqje mbetet ndër produksionet më të mëdha në vend të këtij lloji, e cila shfaqje shquhet për origjinalitetin dhe kërkimin e thelluar koreografik dhe dramaturgjik duke zhvilluar një formë krejt moderne të të realizuarit të një vepre të gjinisë së madhe kërcyese, ndër të tjera kjo shfaqje hyn në historinë e artit koreografik shqiptar së pari për gjininë, përmasat e saj, përfshirjen e muzikës së gjallë me Band dhe Soprano pjesëmarrës, përdorimin e teknologjisë në një metodë të paparë deri në atë periudhe në vend si dhe për pjesëmarrjen e audiences sidomos ne Prishtinë, premierë, rreth 2500 persona!
Roberti në krijimtarinë e tij artistike, tenton që të gjejë shkrirje organike të valles e kërcimit popullor shqiptar me stilin e dansit kontemporan, me eksperiencë të dëshmuar vendore dhe ndërkombëtare, me nismat e tij sidomos në aspektin e përfshirjes së gjeneratave të reja, hapjes së mundësive për ta, themelimin e një Trupe Profesionale, një dritare unike e re në vend, me artin e tij të angazhuar dhe që prekë temat nga më Tabut, me tendenca të qarta e ndikim të jashtëzakonshëm artistik në vend dhe rajon. Ai synon të gjejë një formë unike dhe origjinale të koreografimit dhe kërcimit!
Scroll to read · Shqip
Bachelor in Choreography
University of Arts, Tirana
Master in Choreography
University of Arts, Tirana

Chapter 03
2016 → Present · Walk through decades of choreography, premieres, and international stages
Drag to explore the timeline

Chapter 04
Explore the interconnected world of choreography, institutions, and collaboration
Hover to illuminate · Click to explore
8 career worlds
Theatre, festivals, Artpolis, Noa Dance Theatre Co., education, international stages, tradition, and socially engaged work — hover a node to preview, click for full projects.

Chapter 05
Each production — a documentary in movement
Drag to explore · Click for full detail
Full repertoire

Chapter 06
Decades of creation — measured in productions, countries, and lives touched
Original Productions
Countries
Years Active
Artpolis Works

Professional archive of performances and moments

Stories from the world stage



Let's create something extraordinary together